Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

"Rreziku Omicron", Manastirliu: Vaksinimi anti-covid, mbrojtja më e mirë

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2021, 13:40 | Aktualitet
"Rreziku Omicron", Manastirliu: Vaksinimi anti-covid, mbrojtja më

Dyshimet për praninë e variantit Omicron edhe në vendin tonë, shtojnë  thirrjet e autoriteteve shëndetësore për vaksinim. Ministrja e Shëndetësisë thekson rëndësinë e këtij procesi, veçanërisht këtë periudhë që pritet të ketë rritje infektimesh, ashtu siç po ndodh edhe në vendet e tjera të Europës  “Mjekët, infermierët, vaksinatorët janë duke bërë një punë kapilare për të vajtur tek çdo qytetar i cili e ka të pamundur të aksesojë qendrën shëndetësore për t’u vaksinuar. Kemi qenë dhe vijojmë të jemi në universitete dhe po ashtu edhe në gjimnaze për vaksinimin +16 vjeç. Është e rëndësishme që të mos e ndalim këtë intensitet edhe në kushtet e variantit të ri Omicron por edhe me rritjen e infektimeve në të gjitha vendet e Europës”, deklaroi ministrja.

 Nga Kukësi, ku ndoqi  nga afër vaksinimin anticovid, ministrja  bëri thirrje edhe për marrjen e dozës së tretë përforcuese. Ky proces sipas Manastirliut do të rrisë mbrojtjen ndaj COVID-19 dhe varianteve të tij.

“Ajo çfarë mbetet thelbësore është rritja e mbulesës vaksinale. Sigurisht që ajo çfarë duhet në këto ditë, duke qenë se jemi edhe në prag të festave të fundvitit është sa më shumë garanci, e cila fitohet vetëm nëpërmjet vaksinimit. Sepse nëse duam që të gëzojmë festat e fundvitit, të mblidhemi së bashku, sigurisht duke pasur gjithmonë parasysh masat të cilat ne aplikojmë për ambientet e brendshme dhe për ambientet e jashtme, duke i respektuar me rigorozitet ato, duhet që ne të gjithë të vijojmë këtë fushatë vaksinimi, këtë program vaksinimi, duke vaksinuar të gjithë ata që ende për një arsye apo për një tjetër nuk janë vaksinuar”, tha Manastirliu duke ftuar qytetarët që të dëgjojnë zërin e shkencës dhe të autoriteteve që bëjnë thirrje për një vaksinim të shpejtë.

https://a2news.com/2021/12/08/obsh-e-konfirmon-vaksinat-ekzistuese-duhet-te-mbrojne-ndaj-omicron/

Që nga fillimi i fushatës janë kryer mbi 2 milionë vaksinime. Rreth 47% e popullsisë mbi 16 vjeç ka marrë një dozë anti-covid, 425 mijë kanë kryer dy doza ndërsa mbi 85 mijë janë vaksinuar edhe me dozën e tretë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani