Rrëzimi i dronit amerikan në Detin e Zi shton rrezikun e përplasjes SHBA-Rusi

Nga A2 CNN
15 Mars 2023, 10:27 | Aktualitet

Rreziku për një përplasje të SHBA dhe Rusisë bëhet gjithnjë e më real. Një dron I aeronautikës amerikane, MQ-9 Reaper, u rrëzua në Detin e Zi pasi u interceptua nga dy avionë lufte të Moskës Su-27, në incidentin e parë të këtij lloji që prej shpërthimit të luftës në Ukrainë. Një prej avionëve shkarkoi karburant mbi dronin, ndërsa tjetri I dëmtoi helikën e montuar në pjesën e pasme, duke detyruar operatorët amerikanë ta zbresin atë në ujë. Shtetet e Bashkuara, që pretendojnë se droni po kryente operacione rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare, akuzuan Rusinë për sjellje të papërgjegjshme dhe të rrezikshme. Por sipas rusëve, droni amerikan ra pasi kishte realizuar manovra të papritura, që e benë të humbiste kontrollin.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu