Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rrëzimi i qeverisë “Kurti”, analisti: Lanë qytetarët pa institucione në kohë pandemie

Nga A2 CNN
26 Mars 2020, 10:23 | Kosova
Rrëzimi i qeverisë “Kurti”, analisti: Lanë

Kuvendi i Kosovës miratoi mbrëmjen e së mërkurës me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

Analisti Arben Ahmeti komentoi në A2 këtë vendim kaq të rëndësishëm në politikën e Kosovës. Ai thekson se të gjitha palët janë fajtore duke e lënë Kosovën pa institucione në kohë pandemie.

“Ka qenë një dramë dhe një skenar i përgatitur nga të gjitha palët. Qëllimshëm, Kurti ka lejuar rrëzimin e qeverisë, pasi nuk ka qenë i gatshëm të shkojë në Uashington. Ai ka zgjedhur të largohet nga pozita e kryeministrit në këtë koha pandemie. Presidenti e ka shumë të rëndësishme të arrihet marrëveshja, të shkojë në Uashington para shtatorit dhe të bëjë këtë marrëveshje”, u shpreh Ahmeti.

Tashmë, analisti shprehet se VV do të provojë që ta fusë vendin në një krizë institucionale. “Sipas një interpretimi, futemi në bllokadë. Ka një mundësi që LDK të bëjë qeveri. Dy skenare të papërgjegjshme në këtë situatë që jemi duke kaluar”, u shpreh Ahmeti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë