Rrëzimi i qeverisë, Nurellari: Kurti duhet të gëlltiste ambiciet e veta, papërgjegjshmëri e skajshme

“Ne kemi pasur një kryeministër që për egot e tij merr këto veprime. Ai e ka të vështirë të ndajë pushtet, të ndërtojë bashkëpunim”. Kështu u shpreh në A2 Adri Nurellari, politolog dhe këshilltari i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, për të cilin situata e krijuar në Kosovë dhe rrëzimi i qeverisë mbrëmjen e kaluar është e gjithë përgjegjësi e Albin Kurtin.