Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rrëzimi i shtatores së diktatorit, Berisha: PD do të ridimensionojë historinë e komunizmit

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2023, 16:54 | Politikë
Rrëzimi i shtatores së diktatorit, Berisha: PD do të

32-vjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha e gjen Partinë Demokratike me thirrjen për një tjetër revolucion që synon largimin e asaj që opozita e cilëson regjimi i Edi Ramës. Në një deklaratë për mediat kreu demokrat Sali Berisha shprehu mirënjohjet për ata që kontribuuan në rënien e sistemit komunist si dhe premtoi se forca politike që ai drejton do të ridimensionojnë historinë e komunizmit.

 “Jam këtu para jush për t’u përulur me nderimin më të thellë, ndaj dhjetëra e dhjetëra e mijëra burra, grave dhe të rinjve, të moshuarve, martirëve të lirisë që ranë për t’u bërë të pavdekshëm në burgjet e përqendrimit të diktaturës komuniste. Në këtë kontekst garantoj se PD do bëjë gjithçka për një ridimensionim të plotë të të vërtetave historike të këtij vendi”, deklaroi ai.

Duke e quajtur kreun e qeverisë fatkeqësi kombëtare, Berisha e cilësoi 20 shkurtin e vitit 1991 frymëzim për betejën e nisur kundër kryeministrit Edi Rama. Pas deklaratës Berisha mblodhi në seli drejtuesit politik të PD ku foli për përgatitje të mosbindjes civile.

 “Por revolucioni paqësor nuk është vetëm revolucion i protestave paqësore. Është revolucion i mosbindjes civile para të gjithash. Ne duhet të përgatitemi. Mosbindja civile është element thelbësor i revolucionit paqësor. E ka thënë Mahatma Gandi: Është e shenjtë!”, ishin fjalët e tij.

Kreu demokrat ftoi qytetarët t’i bashkohen asaj që opozita e quan revolucion paqësor  duke u shprehur se është e vetmja mënyrë që të largohet qeveria Rama.

“Kur shoh vendin tim, që rrokulliset dhe shuhet në këtë mënyrë, secili duhet t’i shtrojë pyetjen vetes si mund ta shpëtojë? Mund ta shpëtojmë vetëm duke u bashkuar. Ky regjim nuk ikën ndryshe. Nëse ndonjë mendon se ky ikën me votë, personalisht nuk besoj se ikën me votë. Në 3 mars PD ka thirrur protestë kombëtare që sipas Berishës ka në fokus vetëm Edi Ramën.  

https://a2news.com/2023/02/20/berisha-rruge-tjeter-aty-ku-vdes-vota-pervec-revolucionit-nuk-ka/
https://a2news.com/2023/02/20/berisha-mosbindja-civile-eshte-element-thelbesor-i-revolucionit-paqesor/

A2 CNN Livestream

Dita jonë