Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rriten aksidentet, sezoni turistik shton traumat në rrugë

Nga A2 CNN
21 Qershor 2022, 15:39 | Aktualitet
Rriten aksidentet, sezoni turistik shton traumat në rrugë

Aksidentet rrugore janë shkaku i tretë i vdekjeve pas sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru. Por me nisjen e sezonit turistik, urgjencat nga traumat në rrugë po kapin nivele shqetësuese. 9-10 aksidente ndodhin çdo ditë në rrugët tona.

Drejtori i urgjencës kombëtare Skënder Brataj flet me shqetësim për humbjet e jetës dhe shkallën e lartë të invaliditetit që shkaktohet nga pakujdesia në rrugë. “Nga 1 janari deri sot janë 1353 aksidente. Po shohim që nga 6-7 në ditë, jemi te 9-10 aksidente në 24 orë. Për një vend si Shqipëria janë shumë”, thotë drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Ai bën thirrje për kujdes, veçanërisht në rrugët e sapo përfunduara. “Janë të reja, por janë të panjohura dhe si pasojë, burim aksidentesh, sidomos për turistët e huaj që nuk njohin rrugët”.

Gjatë verës, Urgjenca Kombëtare kalon në shërbim të përforcuar, sidomos në zonat bregdetare për shkak të numrit të shtuar të pushuesve. Krahas shërbimit të urgjencës, Ministria e Shëndetësisë këtë sezon ka hapur 29 qendra shëndetësore verore, nga zonat turistike malore si Valbonë, Razëm, Tamarë e Theth, si dhe përgjatë gjithë zonave bregdetare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë