Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rriten çmimet, inflacioni 3,7% në dhjetor, niveli më i lartë në 11 vite

Nga A2 CNN
12 Janar 2022, 15:38 | Ekonomi
Rriten çmimet, inflacioni 3,7% në dhjetor, niveli më i

Rritja e çmimeve ka shtrenjtuar ndjeshëm koston e jetesës në vend. Instituti i Statistikave raporton se në dhjetor inflacioni ka arritur rekordin e 3.7%, niveli më i lartë në 11 vitet e fundit. Ndërkohë që në të njëjtën periudhë të një viti më parë, inflacioni ka qenë 1.1%.

Në shtrenjtimin e kostos së jetesës ka ndikuar kryesisht rritja e çmimeve të ushqimeve, të cilat kontribuuan me 60 për qind të inflacionit të dhjetorit 2021. Kjo rritje e çmimeve te produktet ushqimore ka muaj tashmë që ka filluar të ndihet te konsumatorët, për shkak të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, por në dhjetor ndikoi edhe shtrenjtimi për shkak të festave të fundvitit. Rritje e çmimeve është konstatuar gjithashtu edhe te shërbimet e transportit dhe argëtimit.

Në dhjetor, inflacioni kapërceu objektivin e vendosur nga Banka e Shqipërisë që për këtë tregues është 3%. Ky institucion ka vlerësuar se rritja e çmimeve do të jetë e përkohshme dhe pritet të zgjasë deri në qershor të këtij viti. Ndërkohë që ende nuk dihet nëse Banka Qendrore do të ndërhyjë për të frenuar rritjen e çmimeve apo do të presë ecurinë e këtij treguesi në të ardhmen.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani