Për kreun rajonal të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor në Vlorë , Kujtim Llapi është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve në Vlorë. Gjatë së hënës janë marrë 358 mostra, janë kryer 111 teste të zakonshëm dhe teste të shpejta dhe pozitiv kanë rezultuar 43% e të testuarve. Aktualisht pandemia është në fazën e dytë dhe shtrimet në spital, kanë shënuar rënie. Llapi është ndalur dhe tek vaksinimi. Sipas tij edhe Vlora është tashmë pjesë e planit kombëtar të vaksinimit.