Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rriten infektimet në Kosovë, 186 vetë në spitale, 90% e rasteve janë të variantit Delta

Nga A2 CNN
11 Gusht 2021, 14:28 | Kosova
Rriten infektimet në Kosovë, 186 vetë në spitale, 90% e

Rritet numri i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë. Nga 5272 teste të zhvilluara nga fillimi i gushtit janë konstatuar mbi 2300 raste të reja dhe 7 humbje jetësh.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, varianti po përhapet me shpejtësi dhe përmban tashmë, 90% të infektimeve në vend. Përballë hezitimit në masë për procesin e imunizimit, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen, ndërsa në mbledhjen e qeverisë u miratua një marrëveshje prej 15 milionë eurosh për sigurimin e dozave të tjera.

“Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe më efikase në luftën kundër COVID-19. Vaksinimi parandalon vdekjet dhe ndërlikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrimin e pacientit në spital.”

Masa kufizuese janë paralajmëruar për qytetarët e pavaksinuar, ndërsa pritet të hyjë në fuqi certifikata që dëshmon vaksinimin me të paktën nje dozë apo testin negativ për hyrje në ambjente të ndryshme.

Kosova ishte e fundit mes vendeve të rajonit që nisi fushatën e imunizimit, por siç thotë është e vetmja që po përdor vetëm vaksina të miratuara nga EMA dhe rregullatorët në SHBA. 174 mijë vetë janë vaksinuar me të dyja dozat në popullsinë prej 1.7 milionë, banorësh ndërsa në total janë injektuar 516 mijë vaksina. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës njoftoi më 11 gusht se 186 pacientë janë shtruar në qendrat ku trajtohen pacientët me COVID-19.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani