Rriten rastet e rënda, 40-50-vjeçarët pacientët më të shpeshtë, refuzojnë masat

Rritja e të infektuarve nga virusi po shton rastet e rënda dhe të shtruarit në spitale. 40-50-vjeçarët janë pacientët më të shpeshtë që këtë periudhë po shfaqin rëndim të gjendjes shëndetësore, kanë nevojë për terapi intensive, disa prej tyre përfundojnë në intubim deri dhe në humbje jete.