Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rriten rastet e rënda dhe pacientët e rinj në moshë në spitalet Covid

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2021, 15:32 | Aktualitet
Rriten rastet e rënda dhe pacientët e rinj në moshë në

Pacientët e shtruar në pavijonet Covid shkojnë vonë dhe në gjendje të rëndë në spital. Mjekët bëjnë thirrje për të mos neglizhuar shenjat e sëmundjes që fillimisht ngatërrohen me virozat e stinës.

Javën e fundit janë rritur urgjencat dhe nevojat për shtrime në spital. 20 pacientë në ditë kërkojnë trajtimin e specializuar të mjekëve në pavijonet Covid.

Infeksionistja Miqena Qato thotë se mes të shtruarve me forma të rënda ka edhe shumë të rinj. Mjekja tregon disa nga arsyet e humbjeve të jetës edhe në këto grupmosha.

Gjatë valës që shkaktoi mutacioni Delta, mjekët kanë konstatuar se në spitalet Covid nuk ka pasur pacientë të riinfektuar nga Covid-19 dhe as nga ata që krahas imunitetit natyral kanë kryer dhe vaksinën.

Aktualisht, në spitalin Covid të gjithë pacientët e shtruar nuk e kanë kaluar më parë sëmundjen dhe pjesa me e madhe e tyre nuk kanë marrë as vaksinën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë