Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rritet çmimi i energjisë në bursë, efektet e krizës do të ndihen deri në vitin 2023

Nga A2 CNN
8 Korrik 2022, 16:55 | Ekonomi
Rritet çmimi i energjisë në bursë, efektet e krizës

Çmimi i energjisë në bursë ka kapërcyer në 424 euro për megavat/orë. Rritja më e madhe është shënuar gjatë kësaj jave pas vendimit të Rusisë për të ndërprerë furnizimin me gaz, ndërkohë që prej nisjes së luftës çmimi varionte në vlera nga 200-300 euro mwh.

Bursa e Hungarisë shërben si referencë për çmimin e energjisë në vendin tonë, paçka se ne importojmë vetëm 30% të nevojave për furnizim.

Sipas ekspertit për energjinë, Lorenc Gordani, Shqipëria është vendi i vetëm që ka njoftuar emergjencën e furnizimit. Ndaj për të ndihmuar në përmirësimin e situatës shumë shpejt do të lancohet dhe bursa e energjisë.

Për ekspertët situata e krizës energjetike do të vazhdojë me të njëjta ritme edhe gjatë muajit gusht, shqetësues mbetet fakti se pasojat do të ndihen edhe në 2023.

A2 CNN Livestream

Dita jonë