Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rritja e çmimeve në Gjirokastër, bien blerjet, pensionistët më të pamundurit

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2021, 12:07 | Aktualitet
Rritja e çmimeve në Gjirokastër, bien blerjet,

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore të shportës, si dhe materialeve të konsumit ka sjellë vështirësi në familjet gjirokastrite.

Qytetarët e kanë thuajse të pamundur të plotësojnë nevojat e tyre dhe shpesh detyrohen të vendosin prioritete se çfarë të blejnë dhe çfarë jo.

Këtë fakt e vërteton edhe frekuentimi i tregut të fruta-perimeve të qytetit të gurtë, i cili është thuajse bosh. Situata është më e vështirë për pensionistët, të ardhurat e të cilëve janë të pamjaftueshme.

Nga ana e tyre, tregtarët shprehen se çmimet janë thuajse në një nivel me një vit më parë, por fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm.

Gjirokastra është një nga qarqet me moshën më të lartë të popullsisë. Aktualisht, të rinjtë largohen për mundësi më të mira dhe në qytet mbeten vetëm të moshuarit të cilët të ardhurat e vetme i kanë nga pensionet.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli