Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rritja e çmimeve të konsumit, ministrja e Financave: Jemi në monitorim, inflacioni ende nuk është shqetësues

Nga A2 CNN
29 Shtator 2021, 22:24 | Ekonomi
Rritja e çmimeve të konsumit, ministrja e Financave: Jemi në

“Çmimet e mallrave të konsumit janë rritur. Arsyet janë të ndryshme, sigurisht janë faktorët ndërkombëtarë që kanë efektin kryesorë të kësaj rritje. Çmimet e miellit në veçanti, e kam fjalën për çmimin e bukës. Megjithatë, inflacioni ende nuk është shqetësues. Të gjitha politikat që ne folëm për rritjen e pagave në ekonomi shkojnë për të ndikuar në rritjen e çmimeve dhe në përballimin nga konsumatorët të rritjes së çmimeve”.

Kështu u shpreh në A2 Business ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila theksoi më tej se situata është në monitorim të vazhdueshëm. “Patjetër që ka ndjeshmëri për ta monitoruar si situatë. Ne jemi në monitorim të vazhdueshëm që të bëjmë një reagim sa më të shpejtë ndaj çdo ecurie, e cila mund të fillojë të konsiderohet si e qëndrueshme, problematike”.

Por si e shoh ministrja kërkesën e PD për uljen e TVSH-së për mallrat e shportës? “Nëse do të ndërmerren politika fiskale për të nxitur konsumin, duhet menduar një politik fiskale që ka një fillim dhe një mbarim. Bizneset e vogla janë të përjashtuara nga TVSH-ja. Ulja e TVSH-së nuk pati ndikim në çmimet e konsumit. Biznesi i vogël nuk e konsideron TVSH-në si një tatim që paguhet nga konsumatori, por e konsideron si taksë. Unë kam dyshimet e mia se ulja e TVSH-së për mallrat e shportës do të kthehet në ulje të çmimeve”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë