Rritja e çmimit të energjisë, vendet e BE kërkojnë përgjigje të koordinuar

Spanja, Franca dhe Greqia bënë thirrje të hënën që Bashkimi Europian të ketë një përgjigje të përbashkët në lidhje me rritjen e shpejtë të çmimeve të energjisë. Mes rritjes së kërkesës dhe një rimëkëmbje të beftë të ekonomisë, çmimi i gazit natyror dhe energjisë është rritur ndjeshëm, me efektet që po peshojnë rëndë tek miliona familje rreth kontinentit.