Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rritja e çmimit të vajit, nga hetimi i Autoritetit të Konkurrencës rezultojnë shkelje

Nga A2 CNN
20 Mars 2022, 11:21 | Ekonomi
Rritja e çmimit të vajit, nga hetimi i Autoritetit të

Shqiptarët po paguajnë sot dyfish për të blerë vaj për gatim dhe spekulimi e abuzimi i tregtarëve mund të jetë shkaku kryesor. Në harkun e një viti, çmimet me pakicë të vajit të lulediellit janë rritur disa herë, duke kulmuar në mesatarisht 324 lekë për litër.

Shtrenjtimi i herëpashershëm kishte detyruar Autoritetin e Konkurrencës të niste një hetim paraprak në këtë treg në fund të majit të shkuar. Zbulimet parapraket tregojnë se 4 kompani zotërojnë 77% të tregut të importit të vajit vegjetal dhe 3 kompani zotërojnë 92% të tregut të ambalazhimit, pra bërjes gati të produktit për hedhje në treg.

https://a2news.com/2022/03/20/rama-shkon-ne-supermarket-njihet-me-cmimet-e-rritura-te-ushqimeve/

Por, shqetësimi që gjen Konkurrenca nuk është përqendrimi në duart e pak kompanive, por mënyra se si lëviz çmimi nga importi deri tek shitja në markete. Nëse në janar litri i vajit importohej për 199 lekë dhe shitej me 228 lekë, në mars çmimi mesatar i importit u rrit me 9 lekë, në 208 lekë për litër, ndërsa në rafte përfundoi me 324 lekë, apo plot 96 lekë më shumë.

Për këtë arsye, Komisioni i Konkurrencës vlerëson se rritja e njëkohshme e çmimeve në periudhën janar-mars nga bizneset që operojnë në këtë treg mund të cenojë rregullat e konkurrencës, pasi mund të kemi të bëjmë me një marrëveshje të ndaluar për fiksim çmimesh.

Këto kompani do t’i nënshtrohen një procedure hetimi të thelluar, që në rast faktimi të shkeljeve mund të përballen me gjoba sa 2-10% e xhiros së vitit të kaluar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli