Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rritja e infektimeve në Europë, Britania kthen kufizimet, Franca: Maska edhe jashtë

Nga A2 CNN
31 Korrik 2020, 17:22 | Bota
Rritja e infektimeve në Europë, Britania kthen kufizimet, Franca:

Rritja e rasteve me koronavirus, ka rikthyer alarmin në shumë shtete europiane të cilat po bëjnë hapa prapa në planet e lehtësimit të kufizimeve.

Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi se do të shtynte për në 15 gusht rihapjen e kazinove, teatrove dhe sallave të koncerteve, e parashikuar për këtë të shtunë.

I pari i Londrës tha se nuk bëhej fjalë për një rikthim në izolim, por shifrat sipas tij nuk mund të shpërfilleshin.

“Përhapja e virusit në shoqërinë angleze pritet të rritet për herë të parë që prej muajit maj. Ne nuk do të lejojmë virusin të na kërcënojë e të shkaktojë më shumë dhimbje në vendin tonë”, deklaroi Johnson.

 Më herët, qeveria britanike befasoi banorët në veri të vendit duke rivendosur brenda natës disa masa kufizuese. Familjarët, të cilët jetojnë në banesa të ndryshme, nuk mund të takohen në ambiente të mbyllura në Manchester, Lancashire dhe West Yorkshire, e gjithashtu qendrat e përkujdesjes dhe azilet kanë pezulluar planin për pranimin e vizitave nga familjarët, pasi mungojnë testet për stafin dhe të moshuarit.

https://a2news.com/2020/07/29/rriten-ndjeshem-shifrat-e-covid-19-ne-gjithe-europen-spanja-rikthehet-ne-shifrat-e-majit/

Britania e Madhe raportoi të enjten numrin të lartë të rasteve ditore me koronavirus në muajin e fundit, duke shtuar frikën për një valë të dytë.

Në alarm edhe Franca, ku të enjten u raportuan 1377 raste të reja. Autoritetet lokale po shqyrtojnë mundësinë për ta bërë maskën e detyrueshme edhe në ambientet e jashtme. Masa do të jetë e vlefshme edhe për zonat bregdetare, të dyndura nga turistët.

Franca, Italia dhe Spanja janë zhytur në recesion të thellë, pasi ekonomitë e tyre kanë pësuar tkurrje të mëdha. Sipas të dhënave, ekonomia e Spanjës është tkurrur me 18.5 përqind në tremujorin e dytë, ajo e Italisë me 12.4 dhe e Francës 13.8 përqind.

A2 CNN Livestream

Dita jonë