Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Rritja e kultivimit të kanabisit/ Në vetëm 2 muaj, 38 raste dhe 110 të arrestuar e proceduar

Nga A2 CNN
22 Korrik 2020, 13:12 | Kronikë
Rritja e kultivimit të kanabisit/ Në vetëm 2 muaj, 38 raste dhe

Në një kohë që mes prokurorisë e policisë vijojnë akuzat e kundërakuzat për problemin e hashashit, ajo që pranohet është tendenca në rritje e kultivimit. Nga janari e deri më tani, policia ka referuar në prokurori 96 vepra penale që kanë të bëjnë me kanabisin, ndërsa gati gjysma prej tyre (38) janë regjistruar për kultivim hashashi.

Ajo që mbetet shqetësuese është dhe koha e kultivimit. 38 rastet janë regjistruar për një periudhë 2-mujore, nga maji deri në mesin e korrikut. Kontrollet e territorit, ndonëse pa ndihmën e Guardia di Finanza, më 13 maj hasën në rastin e parë të kultivimit të bimëve narkotike në Fier, ku u sekuestruan 350 fidanë. Qarqet më problematike, sipas Policisë së Shtetit, mbeten Tepelena, Fieri, Kruja por edhe Berati.

110 persona u proceduan për veprën penale të kultivimit të hashashit, ndërsa për moskallzim krimi u ndoqën penalisht 5 kryepleq fshatrash.

Nga ana tjetër, burime pranë prokurorisë thanë se tendenca në rritje e përkthyer në shifra shkon në 30% më shumë përsa i përket kultivimit. Të njëjtin problem, atë të rritjes së kultivimit, parashikoi dhe Qendra Europiane për Monitorimin e Drogave, në bashkëpunim me Europol. Në raport thuhej se një nga arsyet përse pritet të rritet mbjellja e lëndës narkotike është përqendrimi i agjencive ligjzbatuese në ruajtjen e masava kufizuese kundër përhapjes së Covid-19, por edhe mungesa e hashashit në tregjet europiane.    

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani