Rritja e pagave dhe statusi, minatorë dhe mësues protestojnë

Minatorët protestuan për pak minuta para Kryeministrisë, duke kërkuar miratimin e statusit. Ndonëse të paktë në numër, në këtë 1 maj minatorëve iu bashkuan edhe përfaqësues të sindikatës së mësuesve.

Një ditë më parë, në takimin mes disa ministrave dhe sindikatave të minatorëve, u theksua se vitin e kaluar u aksidentuan 195 punëtorë.

Ndërsa sindikatat kërkojnë shlyerjen e pagave të prapambetura dhe miratimin e statusit.

Protesta e fundit e minatorëve para Kryeministrisë u zhvillua më 23 prill, ndërsa parashikohet rritja e revoltës, nëse kushtet e tyre nuk plotësohen.

Mungesa e sigurisë në punë dhe pagat e ulëta mbetën 2 prej problematikave kryesore të punëtorëve shqiptare, ndonëse premtimet për realizimin e kërkesave të tyre, nuk mungojnë asnjëherë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN