Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rritja e pagave, Maksim Caslli: Të ndërhyjë qeveria, 50% e popullsisë janë në limite

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 22:48 | Ekonomi
Rritja e pagave, Maksim Caslli: Të ndërhyjë qeveria, 50% e

I ftuar në A2 Business me Aurora Sulçe, ku u diskutua për rritjen e çmimeve dhe mundësinë e rritjes së pagave, eksperti i ekonomisë, Maksim Caslli, u shpreh se qeveria do të ndërhyjë.

Ai theksoi se 50% e popullsisë jetojnë me minimumin e mundshëm të të ardhurave. “Patjetër që gjithnjë qeveria është burimi i fundit dhe jemi në një situatë jo normale që askush nuk mund të japë. Ka biznese që janë në situatë të shëndetshme financiare dhe ata duhet të kontribuojnë në ekonomi. Megjithatë, ka biznese që janë në limite dhe nuk mund të shtyhen për rritjen e rrogave, shumica mund ta ketë shumë problematike. Prandaj duhet të ndërhyjë qeveria. Të mos flasim që qeveria ka apo nuk ka mundësi. Sapo u lëshua Eurobondi, të përdoren ato lekë. Nuk mund të lëmë njerëzit të vdesin për bukë, është detyra elementare e çdo qeverie. Ne kemi 50% të popullsisë që janë në limite.

Të gjithë aktorët kryesorë të tregut, të drejtuar nga qeveria, të ulen të vrasin mendjen, ka ekspertë në të gjithë botën shqiptarë dhe të gjejnë zgjidhje për situatën”, tha Caslli.

A2 CNN Livestream

Dita jonë