Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rritja e rasteve me COVID-19, Franca ndalon lëvizjet pas orës 21 të mbrëmjes

Nga A2 CNN
15 Tetor 2020, 10:11 | Aktualitet

Rikthehet në Francë gjendja e emergjencës shëndetësore për shkak të pandemisë së koronavirusit, me anë të një dekreti që u miratua nga këshilli i ministrave. Ky vendim tashmë i jep mundësinë qeverisë të vendosë masa urgjente për të parandaluar përhapjen e pandemisë, duke përfshirë këtu dhe lëvizjen e qytetarëve. Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar se njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi nga ora 21:00 deri në 06:00 në Paris dhe tetë qytete të tjerë për të kontrolluar përhapjen e shpejtë të koronavirusit në vend.

A2 CNN Livestream

Dita jonë