Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rritja ekonomike, larg objektivi 4,3% për këtë vit – A2 Business, 30/09/2019

Nga A2 CNN
30 Shtator 2019, 16:57 | Aktualitet

Ekonomia po ecën me ritme të ngadalta, duke e bërë thuajse të pamundur arritjen e objektivit të Qeverisë për rritje ekonomike 4,3% këtë vit. Të dhënat e Institutit të Statistikave certifikuan se rritja në tremujorin e dytë ishte 2,3%, thuajse e njëjtë me atë në tremujorin e parë dhe e përgjysmuar me objektivin e kabinetit Rama. Ndërkaq më herët, edhe institucionet financiare ndërkombëtare, si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kishin parashikuar një ecuri të ngadaltë të ekonomisë këtë vit, ndryshe nga optimizmi i tepruar i qeverisë. Ato kanë folur për një rritje nga 3,5 në 3,6%. Pesimiste ka qenë edhe Banka e Shqipërisë me një parashikim rritje prej 3,8% përballë objektivit prej 4,3% të Qeverisë, të cilit i qëndron akoma, të paktën për momentin. Por përtej shifrave, sa ndihet rritja ekonomike e ulët apo e lartë në xhepat tanë? Sa përkthehet kjo rritje në punësim dhe mirëqenie? Sot në A2 Business, intervistë me Nikolin Jakën, kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës dhe i ftuar në studio, Dorjan Teliti, ekspert për ekonominë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani