Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rritja ekonomike në 2021, Banka Botërore ul parashikimin për Shqipërinë në 4.4%

Nga A2 CNN
8 Qershor 2021, 16:39 | Ekonomi
Rritja ekonomike në 2021, Banka Botërore ul parashikimin për

Banka Botërore ka ulur pritshmëritë për ecurinë e ekonomisë shqiptare, në raportin e fundit, Perspektiva Ekonomike Botërore.

 Banka parashikon një rritje më të moderuar në 4.4% për vitin 2021 dhe 3.7% për vitin 2022, të dyja me nga 0.7 pikë përqindje më pak, krahasuar me projeksionet e mëparshme të janarit.

Në shënimet përkatëse, institucioni vlerëson se ekonomitë me varësi të lartë nga turizmi si Shqipëria dhe Mali i Zi, do të vijojnë të ndikohen nga kufizimet ndërkombëtare të udhëtimit.

Ndërsa rritja ekonomike në afatmesëm, pritet të nxitet nga reformat strukturore që do të ndërmerren në prag të anëtarësimit europian. Por një shtyrje e mëtejshme e procesit të negociatave do ta cenonte atë. Risqe të mëtejshme janë vonesat në procesin e vaksinimit dhe paqëndrushmëria politike.

Ndër vendet e rajonit, Banka Botërore parashikon rritjen më të fortë ekonomike këtë vit për Malin e Zi në 7.1%, ndjekur nga Serbia me 5%, që rezulton kështu ndër ekonomitë që e përballuan më mirë krizën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë