Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Rritje shifrash nga COVID-19 në Gjermani, Dollenberg: Të ardhurit nga Kosova, një nga shkaqet kryesore

Nga A2 CNN
20 Gusht 2020, 14:52 | Kosova
Rritje shifrash nga COVID-19 në Gjermani, Dollenberg: Të ardhurit nga

Gjermania po njeh një shtim të rëndësishëm dhe shqetësues të shifrave të infeksioneve nga COVID-19. Një nga shkaqet kryesore të rritjes është deklaruar si rikthimi në territorin gjerman i turistëve ose i emigrantëve, kryesisht nga Ballkani.

Aurora Meta Dollenberg, nënkryetare e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Diasporë, shpjegon për A2 këtë risi për një vend që mbahej si kampion në luftën kundër pandemisë.

“Ardhja e pushuesve ka qenë arsyeja kryesore, Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit, por i shtohen edhe Polonia dhe Spanja, pra është një problem i verës ai që po çon edhe Gjermaninë në kaos”, thotë ajo.

Sipas Dollenberg, “ardhjet e infeksioneve nga trojet fqinje, përfshirë ato shqiptare, kanë prishur humorin e institucioneve gjermane mbi kontrollin e pandemisë. Kemi marrë letra jo shumë të këndshme mbi kontrollet që duhet të bëjmë për ata që kthehen nga trojet shqiptare”, pohon mjekja.  

Ndërkohë, Kosova ka rezultuar si vend i origjinës më i nxehtë si vatër infeksioni në Gjermani, dhe mjekja që ushtron në Hamburg specifikon se “në qoftë se vendi i origjinës është Kosovë, ka një rigorozitet shumë të lartë për vazhdimin e jetës publike. Duhet të bëjnë tamponin në aeroport, por edhe po të jenë  negativë duhet të bëjnë të paktën 2 javë karantinë.  Numri i shqiptarëve që vijnë nga Kosova të infektuar me COVID-19 është 100-fish më shumë se ato që vijnë nga Shqipëria, rreth 1100 kundër 86, ndoshta kriza është menaxhuar më mirë në Shqipëri sesa në Kosovë”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu