Rruga Koman-Vau i Dejës është kthyer në një rrezik të përditshëm për 10 mijë banorët e zonës që janë të detyruar të përdorin këtë aks. E ndërtuar më shumë se 40 vite më parë, kjo rrugë po degradohet nga dita në ditë, pasi askush nuk është kujdesur për mirëmbajtjen e saj. Rruga në fjalë përdoret edhe nga grupet turistike që vizitojnë zonën.