Kryeministri Rama ka vizituar ambientet frigoriferike ne Institutin e Shëndetit Publik, ku po ruhen aktualisht dozat e para të vaksinës antikovid. Kreu i ekzekutivit nuk ka kursyer ironinë për mirëmbajtjen e këtij laboratori nga paraardhësit e tij në qeveri. Në ISHP mund të mbahen deri në 7 milionë doza.