Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rusia: Mbështesim Serbinë, por nuk jemi ne pas tensioneve në Kosovë

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2022, 14:20 | Kosova

Rusia deklaroi të mërkurën se mbështet plotësisht Serbinë në hapat e saj lidhur me atë që po ndodh në Kosovë, por mohoi të jetë pas tensioneve në veri të vendit, në përpjekje për të shkaktuar kaos në të gjithë Ballkanin.

Prej disa javësh tashmë serbët kanë ngritur barrikada në veri, më e fundit mbrëmjen e së martës, duke bllokuar qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mjeteve, si dhe duke u vetizoluar.

I pyetur rreth pretendimeve të ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, se Serbia, nën ndikimin e Rusisë, synon të destabilizojë Kosovën, zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, tha se kjo ishte e gabuar.

“Serbia është një shtet sovran dhe është absolutisht gabim që të kërkosh këtu ndikim shkatërrues të Rusisë”, tha Peskov. “Serbia është shtet sovran dhe natyrisht që mbron të drejtat e serbëve që jetojnë aty pranë në kushte kaq të vështira dhe natyrisht që reagon ashpër kur këto të drejta shkelen”.

Serbia mohon që po përpiqet të destabilizojë Kosovën, por ndërkohë presidenti Vuçiç ka mobilizuar trupat e ushtrisë dhe policisë pranë kufirit me vendin fqinj. Të martën, ai tha se Serbia do të vijonte të luftonte për paqen dhe se kërkonte kompromis.

Kremlini tha se mbështet Beogradin në çdo nismë. “Duke pasur lidhje të ngushta si aleatë, historike dhe shpirtërore, Rusia po monitoron nga afër atë që po ndodh, si po respektohen dhe sigurohen të drejtat e serbëve”, tha Peskov. “Dhe sigurisht që mbështesim Beogradin në veprimet që po ndërmerr”.

https://a2news.com/2022/12/28/barrikadat-ne-veri-kurti-kfor-it-po-i-mbaron-koha-do-te-arrestojme-kriminelet-e-mbeshtetur-nga-vucic/
https://a2news.com/2022/12/28/osmani-me-veshje-ushtarake-domosdoshmeri-forcimi-i-kapaciteteve-mbrojtese/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli