Rusia teston predhën hipersonike, me sukses që në provën e parë

Rusia tha se kishte testuar me sukses hedhjen e predhës hipersonike, të quajtur Zirkon, për herë të parë nga një nëndetëse. Kjo armë është vlerësuar nga presidenti Vladimir Putin si pjesë e një brezi të ri sistemesh armatimi që nuk kanë kundërshtarë.

Ministria ruse e Mbrojtjes, që testoi në korrik hedhjen e predhës nga një anije luftarake, tha se nëndetësja Severodvinsk e kishte kryer testimin në Detin Barenc, ku edhe kishte goditur objektivin me sukses. Për të mbështetur pretendimin e saj, Ministria publikoi edhe një video.