“Rusofobi e tërbuar”, Lavrov largohet mes tensioneve nga G20

Publikuar më: 8/7/2022, ora 20:30

Lufta në Ukrainë dominoi takimin e ministrave të Jashtëm të G20-ës në Indonezi. Në tryezë nuk munguan dhe momentet e tensionit, ndërsa për herë të parë që prej nisjes së konfliktit, Rusia mori pjesë në një event ndërkombëtar të rëndësishëm. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov u shpreh i gatshëm për negociata me Turqinë dhe Ukrainën për çështjen e zhbllokimit të eksporteve të grurit. Por veprimet e tij treguan të kundërtën, pasi zyrtari rus nuk ishte i pranishëm në sallë kur fjalën e mori homologu i tij nga Kievi, i cili akuzoi Moskën se po zbaton “lojëra urie” me botën.