Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rüştü Reçber: E kemi provuar edhe ne dhimbjen e tërmetit, solidarizohemi me vëllezërit shqiptarë

Nga A2 CNN
10 Janar 2020, 17:21 | Futboll
Rüştü Reçber: E kemi provuar edhe ne dhimbjen e tërmetit,

Përpara se të luhet në fushën e stadiumit të ri kombëtar, legjendat e futbollit vizituan Thumanën dhe Bupqin, dy nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ata biseduan me familjarë gjatë kësaj paraditeje.

“Ne kemi luajtur në të tjera ambiente, por që i përkasin historisë. Tani jemi në kushte të tjera. Sa i përket rezultatit, le t’ia lëmë fushës, pasi mund të dalë ndonjë surprizë që nuk e presim”, u shpreh Adrian Aliaj.

“Ju falenderojmë që na keni përfshirë. Ne jemi edhe fqinjë dhe është normale që të përfshihemi, të luajmë një ndeshje. Ky është një problem që e kemi luajtur edhe ne këto 10 vitet e fundit. Ne e kuptojmë se cilat janë emergjencat në këto momente. Futbolli është një mënyrë e mirë për t’u takuar. Kjo është një mënyrë e mirë për të qëndruar të bashkuar. Këto çështje kalohen më lehtë nëse jemi të bashkuar”, tha Damiano Tommasi, ish-futbollist i Romës dhe Kombëtares së Italisë.

“Futbolli është popullor dhe ne duhet të jemi solidar me njerëzit që kanë humbur shtëpitë. Të japim kontributin tonë, të jemi sa më prezentë. Më pas është kënaqësi që të shihemi me njëri-tjetrin s’e na ka marrë edhe malli”, tha Edvin Murati.

“Ne jemi një popullor që e ndjejmë këtë dhimbje pasi e kemi përjetuar. Populli dhe vëllezërit shqiptarë e përjetuan një gjë të tillë. Me ndihmë ekonomike dhe me solidaritet shpirtëror jemi këtu për t’iu ndihmuar. Kjo dhimbje na ka prekur shumë, sidomos kur pamë këtu kushte”, tha ish-portieri legjendar i Turqisë, Rüştü Reçber.

“Ne njihemi të gjithë. Kemi luajtur kundër njëri-tjetrit dhe me dikë edhe si shok skuadre. Kemi ardhur këtu edhe për t’i dhënë një buzëqeshje atyre njerëzve që kanë nevojë. Futbolli ka qenë dhe do të jetë një gjë shumë e rëndësishme pasi është një gjuhë universale”, u shpreh Luigi di Biagio, ish-futbollist i Kombëtares italiane.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli