Sa do të preket turizmi nga pandemia?

Shqipëria do të hapë kufijtë tokësorë me fqinjët dhe plazhet për hotelet nga 1 qershori. Ndërkohë që plazhet për të gjithë do të mundësohen nga data 10 qershor. Ndërkaq vendet e tjera kanë përparuar shumë më shpejt në drejtim të hapjes së ekonomisë dhe turizmit. Greqia, Italia, Spanja dhe shumë vende të tjera kanë rihapur plazhet, për të pritur pushuesit pas pandemisë. Maskat, dezinfektimi dhe distancomi social janë masat kryesore të ndërmarra, me turizmin që zë 10% të peshës së ekonomisë europiane. Ndjekim materialin.

Për të folur më shumë lidhur me situatën në sektorin e turizmit, vendimin e fundit të kryeministrit dhe a mund të bazohet ringritja e kësaj dege të ekonomisë tek turizmi i brendshëm, siç janë edhe pritshmëritë për këtë vit, i ftuar në A2 Business, Kliton Gërxhani, nënkryetar i Shoqatës së Tur Operatorëve.