Sa do të rëndojë kriza e çmimeve? 57.8% e buxhetit familjar për ushqim, energji dhe karburant

Një krizë e mundshme energjetike pritet të rëndojë më tej buxhetet e familjeve shqiptare, të prekura tashmë nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve. Sipas INSTAT, 57.8% e totalit të buxhetit mujor të një familje shkon për ushqim, për energji elektrike dhe transport. Por rritja në këto zëra pritet të shkaktoje një reaksion zinxhir edhe shtrenjtimin e produkteve dhe shërbimeve te tjera.