Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Sa e ka dëmtuar kriza industrinë e veshjeve dhe këpucëve?

Nga A2 CNN
21 Korrik 2020, 16:23 | Aktualitet

Ky vit mund të konsiderohet pa frikë si periudha më e vështira që ka kaluar industria fason në Shqipëri në 30 vitet e fundit. Kompanitë e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve, pranë të cilave janë të punësuara zyrtarisht rreth 69 mijë persona, kryesisht vajza dhe gra, ndodhet aktualisht në një krizë të fortë, të shkaktuar nga pezullimi thuajse tërësor i kontratave me jashtë. Kjo për shkak të pandemisë së COVID 19. Një pjesë e ndërmarrjeve kanë riorientuar prodhimin drejt maskave dhe veshjeve mbrojtëse ndaj virusit, teksa të tjerë janë detyruar të mbyllen, kryesisht ata të prodhimit të këpucëve. Vetëm në 6 muajt e parë të 2020-ës, eksportet kanë rënë me rreth 100 milionë euro kundrejt një viti më parë. Ndjekim një material, me atë që ka ndodhur me industrinë fason që prej fillimit të vitit e më pas, dinamikat me shfaqjen e rastit të parë me COVID 19 në Shqipëri, më 9 mars. I ftuar në A2 Business, kryetari i Shoqatës së Fasonëve ProExport Albania, Edvin Prençe.

A2 CNN Livestream

Dita jonë