Sa e ndihmojnë biznesin masat kundër koronavirusit? – A2 Business, 23/03/3030

Emergjenca shëndetësore e krijuar nga koronavirusi ka paralizuar thuajse tërësisht ekonominë. Një pesë e mirë e bizneseve janë mbyllur, teksa të tjerë, qëndrojnë të hapur vetëm pak orë në ditë, sipas urdhrit të nxjerrë nga qeveria për kufizimin e lëvizjeve. Sektorët e hoteleri turizmit, transportit dhe informacionit, si dhe shërbimet e tjera, janë aktualisht të mbyllur. Puna vazhdon tek industria nxjerrëse, ajo përpunuese, energjia elektrike, gazi uji dhe ndërtimi. Me mijëra punonjës në industritë që janë mbyllur, janë izoluar në shtëpi dhe nuk e kanë të sigurt nëse do ta marrin apo jo pagën në fund të muajit. Në vështirësi të mëdha është edhe biznesi i vogël, ai që sipas të dhënave zyrtare përbën mbi 90% të totalit të sipërmarrjes në Shqipëri.

Të ftuar në A2 Business: Arben Shkodra, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve dhe Albert Nasto, kryetar i Shoqatës së Biznesit të Vogël.