Sa është prekur ekonomia shqiptare nga kriza e Covid-19?

Transporti është një ndër sektorët më të goditur nga kriza e Covid-19. Situata e vështirë, në të cilën ndodhen operatorët dhe kërkesat e tyre ekonomike kanë mbajtur peng nisjen e këtij shërbimi, aq shumë të mirëpritur nga qytetarët.

Teksa Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se shërbimi i transportit publik duhet të niste këtë të mërkurë, kjo nuk ka ndodhur, me përjashtim të disa linjave në transportit ndërqytetës.