Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat mbi sasinë euros së futur nga turistët, dërgesat e emigrantëve të njohura si remitanca, investimet e huaja direkte dhe eksportet. Analiza e këtyre të dhënave bëhet veçanërisht e rëndësishme këto kohë, pasi ajo lidhet drejtpërdrejtë me luhatjet në kursin e këmbimit. Banka e Shqipërisë në disa dalje ka argumentuar se forcimi i lekut lidhet me zgjerimin e eksporteve, investimet e huaja, remitancat dhe turizmin. (A2 Televizion)