Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Sa janë respektuar rregullat nga fasonët?

Nga A2 CNN
24 Prill 2020, 16:26 | Aktualitet

Fasonëritë në Krujë janë kthyer në një vatër të përhapjes së koronavirusit, duke krijuar alarm në të gjithë vendin. Kjo duke pasur parasysh numrin e madh të madh të punonjësve në këtë industri, ku sipas të dhënave zyrtare, në fund të 2019-s arritën në 68 000. E duket se për këtë industri kemi dy anë të medaljes. Një pjesë e ndërmarrjeve respektojnë rregullat, si distancat mes punonjësve, matjen e temperaturës dhe disa herë edhe atë oksigjenit, ndërsa një pjesë tjetër nuk zbaton asnjë masë, duke u kthyer në rrezik. Në Krujë janë mbyllur në 24 orët e fundit 3 fasoneri nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, për shkak të mos zbatimit të rregullave. Ndërkohë që në total në këtë qytet rezultojnë të mbyllura 25 ndërmarje fason, nga 34 subjekte që veprojnë gjithsej dhe ku janë të punësuar një pjesë e mirë e forcës punëtore, jo vetëm të Krujës, por edhe Kurbinit. Të ftuar: Gjergji Gjika, nënkryetar i Unionit të Faosnistëve Enriko Ceko, ekspert për ekonominë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu