Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Sa kushton arsimimi në Shqipëri?

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2018, 13:39 | Ekonomi
Sa kushton arsimimi në Shqipëri?

Të arsimohesh në Shqipëri kushton. Kjo për shkak edhe të të ardhurave të pakta që kanë familjet shqiptare. Kostot janë më të larta veçanërisht për studimet master dhe në universitetet private.

Statistikat e fundit zyrtare për numrin e të arsimuarve në Shqipëri janë ato të vitit 2017. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në këtë vit, janë diplomuar në arsimin e lartë 35.173 studentë ose 11 më shumë se një vit më parë. Më shumë se gjysma e të diplomuarve kanë mbaruar vetëm studimet Bachelor.

Tarifat vjetore në pjesën më të madhe janë unifikuar në bazë të fakulteteve dhe variojnë nga 25 000 lekë, që është pagesa minimale, deri në 40 mijë lekë maksimalja. Për nivelin e studimeve master, viti akademik për gradën e Masterit Profesional është 72 mijë lekë, ndërsa për Masterin Shkencor për dy vite është 210 mijë lekë

Në universitetet private, viti shkollor kushton dukefilluar nga 1500 euro, në 3500 euro.

A2 CNN Livestream

Dita jonë