Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Sa shkon fatura e vendimeve të Arbitrazhit?

Nga A2 CNN
15 Korrik 2020, 20:49 | Aktualitet

Pandemia e COVID 19 ka goditur fort ekonominë dhe kjo është reflektuar me rënie të të ardhurave, me rritje të deficitit buxhetor dhe borxhit publik. Por nga ana tjetër me përkeqësim të gjendjes financiare të familjeve dhe biznesit, si dhe me rënien e besimit të tyre tek ekonomia. Qeveria u detyrua të rishikojë buxhetin për herë të tretë brenda këtij viti, në përpjekje për të amortizuar efektet e krizës. Nga ana tjetër, disa nisma të reja janë lancuar nga kryeministri. Mes tyre, amnistia fiskale që ka marrë tashmë formën e një drafti, si dhe disa projekte në infrastrukturë, si tuneli i Llogarasë, rruga Milot Fier etj. Ku do të gjenden paratë? Kush do të përfitojë nga amnistia? Si pritet të shkojë ekonomia? A do të paguhet shuma prej 109 milionë euro, vendime këto të arbitrazhit ndërkombëtar? Ne do ti diskutojmë këto cështje në pjesën e parë të emisionit me ministren e Financave dhe Ekonomisë, zonjën Anila Denaj, teksa në pjesën e dytë do të kemi një diskutim me ekspertë pikërisht për cështjet e arbitrazhit ndërkombëtar, kostot e faturës së këtyre vendimeve tek borxhi publik dhe buxheti, si dhe për premtimin publik që ka marrë opozita për anulimin e kontratave koncensionare të Partneritetit Publik Privat, ato që ndryshe njihen si PPP-të. Për këto cështje do të kemi në studio zoti Arben Malaj, ish ministër i Financave; zonja Ledina Mandia, ish Avokate e Shtetit, njëherazi ish zv.kryeministre dhe zoti Elton Haxhi, ish zv.ministër i Financave.

A2 CNN Livestream

Dita jonë