Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Sa shqiptarë kanë të drejtë vote në Greqi?

Nga A2 CNN
18 Maj 2023, 21:40 | Politikë
Sa shqiptarë kanë të drejtë vote në Greqi?

Nuk ka një shifër të saktë në lidhje me komunitetin shqiptar që pritet të votojë në zgjedhjet e 21 majit në Greqi, por kryeredaktori i ERT3 Aleksandër Marku tha në studion e Debatit në A2 CNN, se në 30 vite rreth 400 mijë shqipatrë kanë marrë nënshtetësinë greke. Sipas tij me të drejtë vote mudn të jenë 200 mijë.

“Është vështirë për t’u cilësuar. Qytetarët shqiptarë që kanë marrë nënshtetësi greke në këto 30 vite janë rreth 400 mijë. Përfshirë shqiptarët homogjenë. Me të drejtë vote duhet të jenë 200 mijë persona. Partia e zonjës Vardhami ka preferencë të moshës së re nga 17-21 vjeç dhe janë 440 mijë të rinj që votojnë për  herë të parë që priten të shkojnë të votojnë dhe partia e saj e Siriza synojnë votën e këtyre njerëzve. Duke marrë parasysh që një pjesë e madhe e të moshuarve mbi 70 vjeç 55 mijë kanë humbur jetën nga pandemia konsiderohet që kjo masë njerëzish votonin për partinë konservatore”.

Sipas tij, të 7 kandidatët shqiptarë që garojnë në zgjedhjet parlamentare greke i përkasin partive të majta dhe jo atyre konservatore sikurse ajo që është në pushtet.

“Janë 7 kandidatë shqiptarë dhe janë të gjithë me partitë e majta jo me ato të djathtat dhe konservatore. Dhe kjo është arsyeja që emigrantët shqiptarë janë më pranë partive të majta dhe vlerësimi i tyre duhet të jetë i madh”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani