Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Sa të realizueshme janë projektet e reja të qeverisë – A2 Business, 03/07/2020

Nga A2 CNN
3 Korrik 2020, 16:08 | Aktualitet

Projektet e nisur nga qeveria pritet të kushtojnë rreth 1 miliard euro, një shumë e barabartë me rreth 7.4% të Prodhimit të Brendshëm. Në një moment kur ekonomia shqiptare po kalon krizën më të thellë ekonomike që prej vitit 1997, borxhi publik sipas vetë ministres së Financave, Anila Denaj, pritet të kapërcejë mbi 80%. Financimi i këtyre projekteve të shpallura do të thotë një rritje eventuale e mëtejshme e këtij borxhi, në nivele të rrezikshme. Diçka që bie ndesh me rekomandimin e fortë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që i bën apel qeverisë për konsolidim fiskal, pra ulje të borxhit pas tejkalimit të krizës së Covid-19. Për të diskutuar më shumë në lidhe me këtë çështje, i ftuar në A2 Busines, Fatos Çoçoli, ekspert për ekonominë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë