Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Sa të sigurta janë banesat e shqiptarëve?

Nga A2 CNN
25 Shtator 2019, 23:17 | Aktualitet

Tërmetet e ditëve të fundit kanë shkaktuar jo pak panik tek qytetarët dhe kanë ngritur pikëpyetje lidhur me cilësinë e ndërtimeve, por edhe reagimin e qeverisë ndaj situatave të tilla. Institucionet kanë zbritur në terren dhe po bëjnë vlerësimin e dëmeve, me qëllim nxjerrjen e një fature kompensimi. Sipas ligjit ajo duhet të jetë gati brenda dy javësh. Por sa janë dëmtimet? Sipas të dhënave nga Drejtoria e Emergjencave Civile, janë rreth 1528 objekte të dëmtuara, kryesisht banesa, nga të cilat 50 janë tërësisht funksionimit, 34 shkolla, 13 universitete publike dhe 120 persona me dëmtime të lehta. Por pyetja që bën natyrshëm sot kushdo është: sa e sigurt është banesa ime? A ka garanci për atë që blejmë në tregun e pasurive të patundshme pavarësisht çmimit që paguajmë? Të ftuar në studion e A2 Business Week: Artan Shkreli, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Erion Softa, inxhinier ndërtimi, ish-drejtor i përgjithshëm i INUK.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani