Sakrificë e pashpërblyer, bimët medicinale dhe frutat e egra pa treg shitjeje

Fruta të malit, të pyllit, arrore e deri te bimët medicinale, janë burimi kryesor i të ardhurave i dhjetëra familjeve në zonën e Drenovës, por jo vetëm në juglindje të vendit. Kryesisht gratë e këtyre zonave më shumë mund të mbledhin sherebelën, manaferrën, çajrat dhe i përgatisin për shitje. Por pavarësisht mundit, të ardhurat lënë shumë për të dëshiruar. Mungesa e vëmendjes së shtetit dhe ç’është më kryesorja, mungesa e një tregu, bën që këto familje të mos marrin frytet e mundimit që bëjnë për mbledhjen e këtyre produkteve.