Sali Berisha në A2, akuzon qeverinë se fshehu vdekje nga Covid-19

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në një intervistë për “Ditari” në A2 se qeveria ka fshehur vdekjet nga koronavirusi përpara muajit mars. Ai akuzoi qeverinë për keqmenaxhim në përballje me Covid-19, që, sipas tij, nxiti panik tek shqiptarët. Ish-kryeministri tha se situata e Covid-19 u shfrytëzua për mbjellje masive të kanabisit në vend.