Salianji: Nuk është protestë për pushtet, por ndryshim të sistemit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, pranoi se ndryshimi që kërkon të sjellin protestat e opozitës shkon përtej përfitimit politik. “Nuk është një protestë për pushtet, por për ndryshim të të gjithë sistemit politik. Besueshmëria e qytetarëve ndaj aktit të dorëzimit të mandateve tregon që ka qenë i drejtë. Kjo mund të prekë edhe një pjesë nga ne, por ko do të përkthehet në ndryshime pozitive për shoqërinë”, tha Salianji në studion e A2 CNN. “Presioni tanimë nuk është vetëm drejt shumicës, por edhe drejt opozitës që duhet të japë propozime për platformën e së nesërme”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN