Salinaji: Na ranë pantallonat. Balluku: S’u fshinë të dhënat. Debat në Kuvend për sulmet kibernetike

Publikuar më: 22/9/2022, ora 13:22

Sulmet kibernetike iraniane kanë ndezur debat në sallën e Kuvendit. Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka fshehur dëmin e krijuar nga hakerat iranianë. “Ne po kërkojmë që të mbahen përgjegjës, zotëria që mashtron duke thënë se nuk ka ndodhur sulmi, edhe ata që janë përgjegjës”, tha Salianji. Zv.kryeministrja Belinda Balluku iu përgjigj se qeveria nuk ka gënjyer, dhe theksoi se reagimi i Shqipërisë ka qenë në nivelin e duhur, duke mos lejuar fshirjen e të dhënave. “I jeni referuar të gjitha herët kryeministrit i cili ka thënë që nuk janë zhdukur të dhënat. Sulmi ka pasur si synim zhdukjen e të dhënave ka dështuar”.