“Salsiçet janë pa rrezik”, importuesi: Produktet e dëmshme u hoqën nga tregu

Publikuar më: 22/9/2022, ora 15:49

Importuesi i salsiçeve “Wudy” në Shqipëri akuzoi sot Autoritetin Kombëtar të Ushqimit se po përhap panik të panevojshëm. Pronari i kompanisë që sjell produktin italian, demonstroi se nuk ka më asnjë rrezik për shëndetin, duke ngrënë vetë një salsiçe. “Unë garantoj me përgjegjësinë time personale, që çdo gjë nga ai stabiliment është e bllokuar dhe çdo gjë që sot shpërndahet në treg, ose ne kemi në dispozicion, është produkt nga stabiliment i garantuar”, tha Sokol Meqemeja, importues i Wudy në Shqipëri. “Kjo është edhe me analizë në Itali, edhe me analizë kur vjen në territorin shqiptar”.