Samiti i Brdo-Brijunit, vendet e Ballkanit kërkojnë integrimin në BE

Punimet e samitit të Brdo – Brijunit, që mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor, po vazhdojnë me ritme të shpejta, dhe pritet që rreth orës 11.40 të zhvillohet një konferencë për shtyp nga presidentët shqiptare, kroat dhe ai slloven, pra dy vendet iniciatorë të samitit dhe vendi mikpritës.

Ndërkohë, presidenti serb Vucic nuk pritet të mbajë një deklaratë publike për mediat. U vu re që Vucic nuk bëri foto me Metën dhe presidentin kroat dhe atë slloven, por vetëm në foton familjare të samitit.

Mësohet se në samit nuk patur asnjë debat midis presidentit kosovar Thaçi dhe atij serb Vucic, dhe se secili ka shprehur qëndrimin e tij sipas radhës.

Sipas burimeve, presidenti kosovar është shprehur se “ne jemi për vijimin e dialogut por askush nuk mund të na vërë kushte”.

Nga burimet e A2 merret vesh që për sa i përket temave të diskutuara, të gjithë folësit në samit kanë rënë dakord për mbi rëndësinë e vazhdimit të Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë, vihet re edhe mungesa e Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, mungesë kjo e justifikuar me zgjedhje e presidentit të ri Stevo Pendarovski.

Nga viti 2013, samiti zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit rajonal, duke përçuar një mesazh të rëndësishëm politik lidhur me aspiratën e përbashkët e Ballkanit Perëndimor për t’u integruar në Bashkimin Evropian, dhe mbahet periodikisht në një nga vendet pjesëtare.

Shkarkoni aplikacionin e A2