Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Samiti i G7, liderët do të shpallin plan global për pandemitë

Nga A2 CNN
12 Qershor 2021, 12:50 | Bota
Samiti i G7, liderët do të shpallin plan global për

Liderët e G7 do të angazhohen të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion, për të siguruar që shkatërrimi që la pas pandemia e Covid-19 të mos përsëritet kurrë më.

Në ditën e dytë të samitit te ekonomive më të zhvilluara në Cornwall, ata do të lëshojnë një deklaratë që do të përmbajë një sërë masash, për arritjen e synimit.

Qëllimi është të reduktohet koha e nevojshme për zhvillimin e vaksinave në 100 ditë. Gjatë një fjalimi, në ditën e parë të samitit, kryeministri Boris Johnson bëri thirrje për t'i dhënë fund pabarazisë globale, dhe tha se është jetësore të nxirren mësime nga gabimet e kohëve të fundit.

“Është një takim që duhej të zhvillohet pasi ne duhet të sigurohemi që kemi nxjerrë mësime nga pandemia. Duhet të bëjmë të mundur që gabimet e 18 muajve te fundit të mos përsëriten më dhe që ekonomitë tona të rimëkëmben. Bota duhet rindërtuar nga e para pas pandemisë, më e gjelbër, më e drejtë dhe më e barabartë.”, deklaroi Boris Johnson, kryeministër i Britanisë së Madhe.

Johnson u zotua të dhurojë 100 milionë vaksina për vendet më të varfëra, brenda vitit të ardhshëm ndërsa Biden premtoi 500 milionë doza të Pfizer.

Pas bisedimeve të së premtes, liderëve iu bashkua mbretëresha Elizabeth për një darkë, në Eden Project. Teksa pozonin për një foto grupi, monarkja u përpoq të ç’tensiononte situtatën me një shaka. ”A nuk duhet të dukeni sikur po kënaqeni’, ishte komenti I mbretëreshës që shkaktoi të qeshur tek të pranishmit. 

Grupi i G7 është një organizatë e përbëra nga 7 ekonomitë me të medha në botë; Kanadaja, Franca, Gjermania, Japonia, Italia, Britania e Madhe dhe SHBA. Po ashtu, edhe krerët e BE marrin pjesë në samit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli