Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Samiti i klimës, Mbretëresha: Koha e fjalëve iku, është koha e veprimit

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2021, 12:54 | Bota
Samiti i klimës, Mbretëresha: Koha e fjalëve iku, është

“Është koha për veprim!” Me këtë mesazh iu drejtua mbretëresha Elizabeth liderëve botërorë të mbledhur për samitin e klimës në Britaninë e Madhe. Ajo u kërkoi atyre të mendojnë për brezat e ardhshëm, teksa negociojnë një ujdi përkufizimin e ngrohjes globale.

“Shpresoj se kjo konferencë do të jetë një nga ato rastet e rralla ku çdokush do të ketë mundësinë të ngrihet mbi politikat e momentit. Shpresoj shumë që trashëgimitë e këtij samiti do të shkruhen në librat e historisë dhe do t’iu përshkruajnë ju si liderët që nuk latë t’ju shpëtonin mundësitë, dhe ju përgjigjët thirrjes së brezave të ardhshëm.

Duhet të largoheni nga kjo konferencë si një komunitet kombesh me vendosmëri, dëshirë dhe plan për të adresuar ndryshimet klimatike dhe duke pranuar se koha për fjalët ka kaluar tani në kohën për veprim. Sigurisht përfitimet e këtyre veprimeve nuk do t'i shijojmë ne sot, askush nuk jeton përgjithmonë. Por ne po e bëjmë këtë për fëmijët dhe nipërit tanë, dhe ata që do ndjekin hapat e tyre”, tha mbretëresha Elizabeth.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani